Në Hot të Malësisë së Madhe është zhvilluar nisma për dhurimin e të ardhurave që nevojiten për restaurimin e Kullës së Bajraktarit, e njohur ndryshe kulla e Çun Mulës.

Kjo nismë vjen si iniciativë e trashëgimtarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, pas neglizhencës së treguar nga shteti këto 30 vite.

Të pranishëm në këtë aktivitet për mbledhje të fondit të nevojshëm për rikonstruksionin e kullës së Çun Mulës ishin historianë dhe akademikë. Kulla është rreth 300 vjeçare dhe si shkak i amortizimit, rrezikon shembjen pasi institucionet nuk janë kujdesur për mirëmbajtjen e saj. Pas rikonstruksionit kjo kullë do të kthehet në muze / star plus /