Përballe presioni të shtuar te socialisteve te cilët po eksplorojnë çdo rruge për te përjashtuar Berishën dhe Metën nga skena politike, dy drejtuesit e opozitës ne ketë pike janë bashkë.
Para se shtatori të trokasë, Ilir Meta i kujtoi Sali Berishës se kur vjen puna tek dosjet e ish-komunizmit janë në të njëjtin krah, pasi të dy janë nën akuze publike për të shkuarën e tyre.
Meta: Paniku i tyre i qarte e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe tjera. Janë tregues te frikës se iu ka rene skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha.
Bashkë për dosjet por ende jo për zgjedhjet lokale që janë pas dere. Pasi Berisha konfirmoi se për kandidatet e partisë demokratike do vendose anëtarësia, në Vlorë, bashki ku LSI humbi shumë terren, Meta kërkoi që me ndryshimin e emrit të shtohet anëtarësia edhe me demokratë.
Meta: Ajo çfarë duhet tani ne Vlore, është një organizim shume here me i mire, shume me përfshire dhe kështu do te ndodhi sepse besojmë qe do te këtë edhe shume prurje te reja, edhe ajo heqja socialiste (nga emri) është shume pozitive në kuptimin e hapjes dhe gjithë përfshirjes, për cilido që e mund ta ketë pasur si pengese qofte edhe psikologjike.
Në qytetin qe i dha Edi Ramës tre here mandatin e deputetit, Ilir Meta kërkoi mobilizim te strukturave për çdo skenar opozitar qe parashikon zgjedhje te parakohshme./ Top Channel
Comments are closed.