Policia ka lajmëruar zhdukjen e një adoleshenteje në kryeqytet. Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar ngjarjen.
Sipas tyre, 16-vjeçarja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ende nuk ka një pistë hetimi se ku mund të ketë shkuar e mitura.
“Më datë 16.08.2022, shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj,” thuhet në njoftim.
Comments are closed.