Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se në fshatin Barbullush, i mituri dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Comments are closed.