Alket Islami ka bërë të ditur se vija bregdetare është e mbushur plot, që nga Velipoja e deri në Ksamil.
Drejtori i Aeronautikës tha për ‘Euronews Albania” se nuk mund të ndërhyhet në çmimet e hoteleve, pasi është në varësi të kërkesës dhe ofertës nga tregu.
“Nga Velipoja deri në Ksamil, vija bregdetare është e mbushur si asnjëherë tjetër. Absolutisht ka. Sigurisht që ka krizë dhe kjo ndihet gjithandej.
Nuk mund të ndërhyjmë dot në hoteleri të themi pse i keni çmimet e larta, është kërkesë dhe ofertë tregu. Normalisht, unë i shoh hotelet në Dhërmi që janë plot. Në Dhërmi, në pjesën e rivierës nuk kemi shërbime të gjitha të përfshira, siç kemi dy ose tre në pjesën e Adriatikut” theksoi ai.
Islami tha se është e nevojshme që njerëzit të argëtohen me mjetet lundruese, por vuri theksin në zbatimin e rregullave.
Comments are closed.