Dy persona rrezikuan të mbyten në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin.

Ata janë marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe po dërgohen në spitalin e Lezhës.

Ende nuk dihet gjëndja shëndetësore e tyre.

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e shiut sot dhe deti ka qene i trazuar.