Jehona e “SHIFE” Shkodra international Food Event në mediat e huaja nuk ndalet.

Çfarë kënaqësie të shohësh që “shija” e këtij festivali të ushqimit dhe pijes vijon të përhapet në faqet e shtypit ndërkombëtar. “Sfogliami.it”, një prej gazetave mujore më autoritare të ekselencës Italiane, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar organizimit që u mbajt në muajin korrik në Shkodër.

Ky promovim i traditës së gastronomisë dhe turizmit në bashkinë tonë, është dëshmia më e mirë se me “SHIFE” ja kemi dalë të vendosim një gur-themeli në atë që do të jetë misioni ynë, Shkodra destinacioni i parë turistik në rajon!