Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm tha se numri i turistëve francezë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajve janar- korrik është dyfish më i lartë se vitin ekaluar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se Shqipëria këtë vit është vizituar nga 38,915 turistë, ndërsa vitin që shkoi numri i tyre ishte 19,184. Bashkangjitur këtyre statistikave ai ka vendosur edhe linkun e një artikulli të medias franceze në të cilën jepen sugjerimet se cilat vende turistike shqiptare duhen vizituar patjetër.
“38,915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19,184.
I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.
Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra.
Bel article sur l’Albanie dans le journal Femina”, shkruan Rama.
Comments are closed.