Ilirjan Gavelli është punonjësi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit që u plagos me armë zjarri në Tiranë.
Gavelli ishte në krye të detyrës kur u paraqit këtë mesditë për të zbatuar vendimin për prishjen e një banesë ne rrugën “Todi Shkurti”.
Por, punonjësi i IMT-së hasi në kundërshtinë e pronarit të shtëpisë, Qani Muça. Të dy u konfliktuan deri në momentin që muça nxorri armën dhe qëlloi mbi Gavellin. Punonjësi i IMT-së ka marrë një plumb në bark. Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen ende detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Comments are closed.