Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Në njoftim bëhet me dije se 52-vjeçari Ilrjan Gavelli ka përfunduar ekzekutimin e vendimit për prishjen e banesës ku jetonte Qani Muça, 55 vjeç dhe familja e tij. Por, ky i fundit është konfliktuar me të dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Gavelli ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Muça është arrestuar.
Njoftimi i policisë Tiranë
Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Comments are closed.