Një grabitje është shënuar pasditen e 8 gushtit në Tiranë, pranë zonës së njohur si Komuna e Parisit në kryeqyetet.
Në dosjen e siguruar për Top channel nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se i riu me inicialet B.D ka kallëzuar në Policinë e Tiranës, grabitjen nga 4 persona, ku njëri prej tyre i është prezantuar si punonjës i antidrogës.
“Jam i antidrogës, ku i ke lekët”, mësohet t’i ketë thënë autori, të riut, i cili edhe pse ka tentuar të largohet me vrap është kapur prej autorëve, të cilët pasi e kanë dhunuar i kanë marrë cantën, ku mbante një shumë të konsiderueshme parash.
Në polici B.D ka deklaruar se ka mundur të njohë një prej autorëve, të cilin e njihte si Sebastjano Ogici.
“Pasi u largova nga puna bashkë me shokun tim B.D, mbylla zyrën dhe dola me bicikletë, në rrugën dytësore, pranë qendrës tregtare, pash se po më ndiqnin nga pas dy djem me motor, ku njërin nga to ishte pasagjer, e njoh si Sebastjano Ogici, të dy këta shtetas afrohen dhe Sebastjani nxjer një armë pistoletë ngjyrë të zezë, dhe ma vendos armën anash trupit dhe më thotë ku i ke lekët dhe më kontrollon çantën dhe nuk arrin të shikoj mirë pasi aty kisha një vlerë prej 1450 (një mijë e katërqind e pesëdhjete) Euro dhe 5000 (pesëmijë) Lekë dhe thotë “jam i Antidrogës” dhe Sebastjani më vendos dorën mbi supe dhe thotë ‘hajde ikim tek zyra’ ku ai punonte, ndërsa personi tjetër më mori bicikletën me ngjyrë të verdhë dhe të zezë.” ka rrëfyer i riu në polici.
Në një përshkrim të autorëve, ai thotë se Sebastjani ishte i veshur me rroba ngjyrë të kuqe , ndërsa personi tjetër me sa kujton ishte me tuta të zeza dhe bluzë gri, ezmer me flokë të zeza që po ta shikoj e identifikon.
“Pasi më hodhi dorën në qafë dhe mbante armën të mbështëtur në trupin e tij janë drejtuar për te zyra ku ai punon, gjatë kohës që po ecnim në këmbë i thotë mos bëj lëvizje të gabuara se e ke plumbin në kokë në ballë. Në fillim të rrugës ‘Bill Klinton’ në nje bar, Sebastjan Ogici dhe personi tjetër që po e shoqëronin, tek ky lokal takojne dhe dy shtetas të tjerë që nuk i njoh, ato u bënë katër veta dhe Sebastjani vazhdonte thonte na dërgo tek zyra, ecin dhe ngjiten në maloren e rrugës Bill Klinton, kur i drejtohen pallatit bashkë me këta katër shtetas ku ndodhet zyra, arrin nje moment dhe shkëputem me vrap, i bie nga mbrapa pallatit për t;i ikur, por më dalin para dhe më bllokojnë rrugën, e godasin me grushta dhe më tërheqin cantën e krahut ngjyrë gri, ku brenda kishte vlerën 1450 (nje mije e katërqind e pesëdhjet) Euro dhe 5000(pesëmije) Lekë, telefonin dhe disa sende personale.
Ai thotë se më pas ka lajmëruar shokun e tij B.D dhe njoftuan policinë për ngjarjen.
Comments are closed.