Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur më në fund trupin e 14-vjeçarit që u zhduk teksa lahej në lumin Seman gjatë ditës së djeshme. Familjarët njoftuan mungesën e tij disa orë pasi humbi në ujërat e lumit, ndërkohë që u deshën gati 24 orë për të gjetur trupin e pajetë.

Ai kishte shkuar për të peshkuar në Seman dhe dyshohet se është mbytur gjatë larjes në ujërat e lumit.

Fillimisht policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë.

Ajo që e bën edhe më të dhimbshme këtë vdekje ka të bëjë me faktin se 10 vjet më parë, në të njëjtin vend 14-vjeçari ka humbur edhe vëllanë e tij. Ky i fundit po ashtu u fut për t’u larë në lum dhe humbi jetën.

Familja është në kushtë të rënda ekonomike dhe më herët kanë humbur edhe babanë prej koronavirusit. me bukë. Kjo familja është më e varfra në zonë. Merrnin më parë ndihmë nga shteti, por tani nuk marrin.”

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.