55 vatra zjarri janë raportuar përgjatë një jave në territorin e bashkisë së Shkodrës.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Sektorit të Ndërhyrjes pranë repartit të shërbimit zjarrfikës në Shkodër Bashkim Ramaj sipas së cilit situata ka qënë tepër e rënduar sidomos në njësitë administrative, vecanërisht në atë Bërdicë .

Dy ditë më parë në zonën e Bërdicës u dogj një shtëpi banimi ndërsa u rrezikuan edhe dhjetra banesa të tjera ndërsa një vatër tjetër zjarri po atë ditë u shfaq në rezervuarin e Velipojës e cila është zonë e mbrojtur. Ndonëse me numër të pamjaftueshëm efektivësh, reparti zjarrëfikës ka qenë në gatishmëri 24 orë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.