Urgjenca e spitalit rajonal të Shkodrës po përballet me një fluks të vizitave. Mjeku i urgjencës Astrit Lahi thotë se një ditë më parë ka pasur 200 vizita, ndërkohë tregon simptomat kryesore.
“Këto ditë ka pasur një shtim të madh të numrit të vizitave, sidomos me shtimin e refugjatëve. Vetëm dje ka pasur 200 vizita. Simptomat kryesore janë kryesisht temperaturë, diarre, raste të tjera të problemeve kardiovaskulare apo hipertension. Ka rritje të rasteve me Covid, edhe të formës së rëndë”-u shpreh mjeku.
Në shtimin e rasteve pranë këtij reparti ka ndikuar edhe ardhja e emigrantëve.
Comments are closed.