“Shkodra Jazz Festival” ka hyrë në vitin e trembëdhjetë të tij dhe për këtë edicion festivali i kthyer në traditë pritet të ngjallë sërish kureshtjen e spektatorëve shkodranë. Ditët e para do të jenë të dedikuara masterklasave të drejtuar nga Bardh Jakova me studentët e “Rock Academy” me një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse nga vendet e Ballkanit por edhe më gjerë.
Florian Jakaj, ideatori dhe drejtori artistik i “Shkodra Jazz Festival” tregon se risia e këtij viti do të jetë përfshirja e disiplinës së multimedias.
Edhe për edicionin e ri nuk do të mungojnë koncertet në shesh dhe ambjente të tjera të hapura të qytetit, kjo si një domosdoshmëri e festivalit për të qenë sa më afër qytetarëve që e ndjekin.
Shkodra Jazz Festival do të zgjasë deri më 28 gusht dhe ka një kalendar të pasur koncertesh me artistë shqiptarë dhe të huaj.
Comments are closed.