Po pastronte çiften dhe aksidentalisht ajo ka shkrepur…Kjo eshte dinamika e ngjarjes se rende te regjistruar ne Dajç mbremjen e sotme.

Xhaxhai qellon nipin aksidentalisht duke marre plage edhe ai ne dore por per 68 vjecarin ngjarja ka qene pa pasoja dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten

Policia e Shkodres ka dhene detaje ne lidhje me kete ngjarje

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.