Flamuri i Bashkimit Europian do të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare të hënën, 8 gusht.
Me propozim të ministres së Jashtme Xhaçka, Qeveria ka bërë disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2002, “për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës të shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.
Ndryshimet janë bërë në nenin 4, pika 2, ku shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”
Sipas ligjit të vjetër, ” të gjitha institucionet publike detyrohen te vendosin flamurin kombëtar ne mjediset e tyre te brendshme dhe te jashtme. Ne këto institucione ndalohet ngritja ose vendosja e flamurëve te huaj, me përjashtim te rasteve te pritjeve ose te ceremonive protokollare dhe te solemniteteve te tjera, te parashikuara ne ligj, por gjithmonë te shoqëruara nga flamuri kombëtar. Ne këtë rast flamuri kombëtar nuk mund te jete ne përmasa me te vogla se flamurët e tjerë”.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE
PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,
FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE
MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët
e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar,
përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe
mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:
a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën
flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet
publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.
b) Në pikën 5, pas fjalëve “… si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, …”, shtohen
“… si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian …”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Comments are closed.