Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj kritikave të shumta që mori pas publikimit të një fotoje, ku shihej duke zbritur nga një skaf në bregdetin e Palasës.

Kjo erdhi pas reagimit të gazetarit për ngjarjen tragjike të Himarës, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia. Në postimin e tij në rrjetet sociale, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka bërë një sqarim në rrjete sociale.

Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmjet këtij reagimi ndërsa shpjegon se fotot janë shkrepur në 16 dhe 17 Korrik, kohë kur po realizonte disa dokumentarë për plazhet e jugut për emisionin e tij.

Disa prej miqve te mi ne rrjete sociale po me nisin kete foto. I falenderoj dhe po bej nje shpjegim te shkurter dhe nje autokritike. Ne daten 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar nje emision nga deti per gjiret dhe strukturat me te bukura ose me te vecanta turistike te jugut te Shqiperise. Kemi ndaluar ne Palase, Himare, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga. Ne fund te gushtit do merremi me plazhet e veriut. Te dy emisionet do shfaqen ne shtator. Prej ketij udhetimi kam bere me dhjetra postime. Ne foto, ne Gjirin e Krorezes, dukem une, nje nga kameramanet dhe gazetarja e emisionit opinion. Regjisori dhe kameramani tjeter po na xhirojne. Kemi perdorur te njejtin mjet qe kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse eshte nje mjet qe mundeson zbritjen e kameramanit me lehte. Cdo dalje ka qene e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 dite. Ne Gjipe e Bunec nuk dolem dot sepse s’kishte mundesi. Sic e kam thene edhe ne tv, ky udhetim me ndihmoi te shoh cfare ndodh ne det. Ky ishte shpjegimi. Tani per te gjithe ata qe jane te irrituar qe kam bere kritika per gjendjen e deteve. Qe kam bere kritika per banditet qe shkelin cdo ligj. Per femijet e pasanikeve (ata problematike se kam shume prej tyre model) qe shkelin ligjin. Qe e ndjeva thelle humbjen e nje jete. Qe promovoj turizmin ne jug e ne veri, atyre skam c’ju bej. Nuk i ndihmoj dot.