Foltorja ka njoftuar nesër një tjetër akt përçarës të demokratëve të Malësisë së Madhe. Në mes të Gushtit, pa asnjë proçes gjithëpërfshirës dhe transparencë, po tentojnë të tallen me mundin dhe sakrificën e demokratëve.

Pasi dështuan para pak kohësh ti diktonin demokratëve me punonjës të bashkisë se kush do i “drejtojë”, tashmë është qendra e “Foltores” që cakton se kush kandidon.

Demokratët nuk janë udhëhequr kurrë kështu, nuk kanë pranuar kurrë diktatin.

Demokratët janë njerëz të lirë, që nuk keqpërdoren dot për hallin e askujt. Sot përballë regjimit të Edi Ramës ato kanë më shumë se kurrë nevojë për akte bashkimi, jo akte që thellojnë përfundimisht përçarjen.

Ne demokratët e Malësisë së Madhe kemi treguar në kohë, se me urtësi dhe mençuri, i kemi zgjidhur problematikat dhe i kemi kaluar vështirësitë. Edhe këtë moment të vështirë do e kalojmë si gjithmonë, me shumë dinjitet dhe përkushtim për familjen tonë të madhe.

Çdo plan përçarje, që i shërben vetëm Edi Ramës do dështojë dhe atyre që e orkestrojnë prej kohësh do i mbetet veç turpi që tentuan të tallen me sakrificën dhe mundin e demokratëve. Zoti i bekoftë demokratët dhe çdo shqiptar të ndershëm!