Plazhet publike i kanë i kanë degdisur në një rrip toke të shkretuar e të ndotur pasi gjithë bregdetit shqiptar i ka dalë pronari.
Të del tjetri e të çon nga rëra duke thënë se e ka të vetëm e jo më të nisësh të hapësh çadrën tënde, aty bëhesh gati për dritën e fundit që të shohin sytë.
Një shkrim i cili po përhapet gjerësisht se rrjetet sociale ka treguar peripecitë e një gruaje ndaj zaptimit të bredgetit të Shëngjinit.
Ajo thotë se ka ecur disa kilometra me çadër në krah për të gjetur plazh publik e mbi të gjitha për t’i shpëtuar skllavërimit të këtij sistemi të kalbur.
Gruaja shkruan se kudo i kërkuan 700 lekë për dy orë që të vendoste çadrën dhe nuk pranoi.
Shkrim nga Alma Kamberi:
“Dje, ne bregdetin e Shengjinit. Ne lufte te heshtun me shtetin e kapun nga korrupsioni. Kam ece disa kilometra, me çader ne shpine, ne kerkim te nje metri katror rere per te vendose çadren time per 2 ore dhe nuk me lejoi askush. Duhej te paguaja me çdo kusht 700 leke per 2 ore.
Sikurisht nuk jam aq trime sa te kapesha me pronaret e hoteleve/ lokaleve ne bregdet dhe shfryva me vedin. Eca si refugjate ne vendin tem deri sa mberrita aty ku gati nuk kishte ma det, ngjite me portin ku era e naftes e peshkut te çelbun ma bani ate dy oresh plazhi te padurueshme.
E gjeta nje rrip toke ku mund te ngulja çadren time dhe mu duk se te pakten per pak nuk u bana skllave e ketij sistem te kalbun. Kulmi ishte kur lexova qe KM kishte pase thane qe kena plazhet ma te organizume e me ma shume hapesira publike se ndonjehere. Ah si nuk e kam nji grusht te forte… t’i bie vedit!”/JOQ
Comments are closed.