Respekt dhe nderin per figuren e tij. Lec Shllaku u lind më 3 nëntor 1921 në qytetin e Shkodrës dhe u nda nga jeta me 5 gusht 2007. Shkollën fillore e kreu në “Shkollën Fretnore” dhe të mesmen në gjimnazin “Illyricum”, si kolegjial. Klasën e fundit dhe maturën e merr në shkollën “28 Nëntori”.

Më pas përfundon shkëlqyeshëm institutin 2-vjeçar dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi ne vitin 1966. Eshte i ati i aktorit Bruno Shllaku* dhe poetit e sudiuesit Primo Shllaku. Ne vitet 1945-1949 vuri ne skene me grupin e teatrit prane Shtepise se Kultures Shkoder disa pjese, si: Agimi, Kopraci, Jeta fillon perseri, Sherbetori i dy zoterinjve, Tirani i Padoves. Se toku me regjisorin Andrea Skanjeti*, u be nder artistet qe dhane nje ndihmese te madhe ne ngritjen dhe kualifikimin e aktoreve te ardhshem profesioniste te teatrit “Migjeni”* te Shkodres. Qysh nga viti 1950-1962 ka punuar si regjisor i ketij teatri.

Ne vitin 1952 vuri ne skene ne teatrin “Migjeni” komedine e Molerit Koprraci, qe shenoi nje ngjarje te bujshme artistike per kohen. Ai theksoi vecanerisht anet e forta e dramatike te komedise, percudjen e karakterit te njeriut nga vesi i koprracise, sikunder qe trajtimi i figures se Harpagonit nga aktori Zef Jubani*. Tone te zymta tragjike, shoqeruar me ankth qe vinte prej rrezikshmerise qe paraqiste Tuc Maku, u vune re ne inskeniin e drames Toka jone e Kole Jakoves*, 1954. Koncepti regjisorial i L. Shllakut i dha nje fryme realiste drames se Ndrek Luces*, Shtate shaljanet, 1958, duke iu larguar zgjidhjeve monumentale e patetike dhe duke mesuar sa me shume vertetesi historike dhe karaktere te gjalla. Me themelimin e teatrit “Skama”* te Elbasanit, me 1982-1970 shkoi dhe punoi aty si regjisor, duke vene ne skene 13 pjese, 10 drama e 3 komedi, si:

Rrethimi i bardhe, Shtate shaljanet, Fundi i nje intrige, Shqetesimet e Sokratit etj. Ne kete teater vuri ne skene me nje sukses te bujshem, fale nje fantazie te pasur regjisoriale, komedine Njeriu qe pa vdekjen me sy e Vikotr Eftimiut*, 1965; e cila mund te cmohet si nje nga punimet e tij me te mira regjisoriale. Permes saj ai i dha jete nje subjekti plot peripeci e befasime humoristike (ne nje nga fushatat elektorale te radhes), duke u ngulmuar ne trajten e mprehte te kundershtive komike te vepres, mesazhet e saj, tipat.

Me kete komedi ai shperfaqi talented e dy aktoreve te njohur te teatrit shqiptar, Robert Ndrenikes*, ne rolin e Filimonit, dhe Shpetim Shmilit*, ne rolin e Eliodor Pakut, vagbondit. Nje humor qe rridhte nga shfrytezimi i mencur i situates komike, po ashtu nga vizatimi i disa karaktereve orgjinale, u pa edhe te trajtimi qe i beri komedise Sherbetori i dy zoterinjve e K. Goldonit.

Regjisori u mesoi enkas kontrasteve komike, por pa iu shmangur seriozitetit ne ballafaqimin moral e karakterial midis personazheve, te dhena keto permes nje sarkazme te holle e pa tepri. Permes venies ne skene te drames Udha e Zavalinajve e Thanas Borodanit*, 1967 sado qe nje refleks i klisheve letrare te kerkuara per trajtimin e temes se fshatit, L. Shllaku ndertoi perkundrazi nje structure dhe atmosphere gazmore, duke ngulmuar me fort ne vertetesine e raporteve njerezore, te dhena pergjithesisht ne nje tonim optimist e shkaktor, ne saje te dhuntise per t’i njemendesuar ne shenja e gjetje te mprehta regjisoriale ndodhite dhe personazhet e perfshira ne subjektin e thjeshte te kesaj pjese. Pas 8 vjet pune te suksesshme ne kete teater, u largua me mase ndeshkimore dhe u cua te punoje si mesues ne rrethinat e Shkodres, ne shkollen 8-vjecare ne Koplik.

Nga viti 1970-1976 ka punuar si mesues letersie ne shkollen e mesme te Shkodres. Ka shkruar ne gjedhe te ndryshme letrare, si poezi, tregime, romane, publicistike, studime, nje pjese e te cilave jane ende ne doreshkrim. Ne fushen e studimeve mbi teatrin ai ka botuar monografite Zef Jubani, Loro Kovaci, ndersa libri Maska shkodrane eshte nje studim perfshires, i natyres historike, me fakte, dokumente dhe vleresime te shumta, qe rrok nje periudhe te gjate te zhvillimi te teatrit ne qytetin e Shkodres e me gjere, filluar qysh nga Rilindja Kombetare.

Ka botuar gjithashtu poemen Noria e Nika, si dhe dramat Skenderbeu, Shqetesimet e Sokratit. Mban titullin “Artist i Popullit”.