Kanuni vijon të jetë present në Shkodër ndersa cdo vit numërohen me dhjetra viktima si pasoje e gjakmarrjes. Nje rast I tillë është edhe ai i Ergys Laçit (Harusha). Kur ai ishte vetëm 6 vjecar, në janar të vitit 1995 I ati Muhamet Laçi Harusha pas nje konflikti vret me arme zjarri Mirash Ndrecaj.
Nga ky moment jeta e Ergys Laçit dhe familjes se tij u kthye ne drame. Nga frika e gjakmarrjes e gjithë familja u ngujua dhe nuk mund të kalonin pragun e shtëpisë.
Erysit sot 34 vjec iu desh të braktiste shkollën dhe të mos arsimohej. Ndonëse ia doli të martohej dhe të kishte 3 femijë edhe ato jetonin në kushtet e nje burgu pasi familja e Mirash Ndrecaj nuk pranonte të falte gjakun pavarësisht nderhyrjeve dhe përpjekjeve të pajtimtarëve të gjakut. Në menyrë të vazhdueshmë ato kanë refuzuar faljen ndërsa janë betuar së do vrasin djalin e Muhamet Laçi Harusha, pikërisht Ergys Laçi Harushën.
Kështu Ergysi e kishte të pamundur të shkollohej dhe më pas të punësohej dhe të vazhdonte një jetë i lirë por për shkak të kanunit të Lekë Dukagjinit duhej të ngujohej. Pas vdekjes se te atit filluan ankthet dhe tmerret për Ergysin dhe familjarët e tij pasi kanë qënë në rrezik për jetën. Që në fillim të muajit Janar ai ka marrë telefonata, kërcenime dhe presione që nese do dilte qoftë dhe nje moment nga shtëpia ai apo familjarët e tij do vritej. Ndonëse ai ka denoncuar rastin në Policinë e Shkodrës , uniformat blu janë treguar indiferentë ndërsa nuk kanë zhvilluar asnjë hetim mbi këto kërcenime.
Ergysi vazhdimisht ka kërkuar falje për krimin e të atit ndërsa nuk e konsideron të drejtë të denohet me ngujim dhe të jetojë nën kërcenime për një krim që ai nuk e ka kryer. “Është ana e errët e hakmarrjes së shqiptarëve, që buron nga një kod mesjetar drejtësie e që pjell një cikël vrasjesh pafund” Këto janë historitë që nuk duhet të zinin vend në Shqipërinë moderne ku ka hyrë rrjeti 4G, anëtare e NATO-s dhe kandidate për Bashkimin Europian. Këto janë rregullat e Kanunit, një kod i hershëm me 1262 nene që daton që prej shekullit të 15-të, i shkruar nga Lekë Dukagjini e ku thuhet se ‘gjaku lahet me gjak. Veçse pjesë e kulturës dhe e ADN-së së shqiptarëve, Kanuni është një burim në rritje dhe shqetësues pasi shkakton dhjetra të vrarë.
Comments are closed.