Një nga gazetarët investigativë më të mirë në vendin tonë, Artan Hoxha është i ftuar sot në emisionin Pressing në ABC. Gjatë fjalës së tij ai bëri një panoramë të përgjithshme për futbollin tonë, në veçanti Kategorinë Superiore. Këtë sezon Hoxha është tifoz me Vllazninë.
“Unë nisem nga tendenca dhe nga fryma e skuadrës sepse jemi edhe ne prag fushate. Para dy tre javësh kam thënë se jam tifoz me Vllazninë dhe dua ta marrin ata. Kjo është reklamë e mirë për kampionatin sepse konsiderohemi si kampionat i kalkuluar, nëse e fiton Vllaznia bie poshtë kjo. Trajneri mund të jetë gjerman, por je në Shkodër.
Ai duhet ta frenojë skuadrën dhe t’i mbajë me këmbë në tokë. Në ndeshjet e fundit Vllaznia është skuadra me më pak pikë mes gjashtë të parave. Ka rënë tempi dhe kundërshtarët i marrin masat ndaj tyre. Nëse Vllaznia merr pikë të plota me Apoloninë dhe Skënderbeun i jep mundësinë vetes të bëjë gabime më pas.
Vllaznia ka dalë 9 herë kampion, bën 102 vjet. Nga 9 herë që ka dalë kampion, e kam parë 4 herë. Ajo e atëhershmja i shtypte kundërshtarët. Me këtë të sivjetshmen janë të gjithë tifozë. Janë skuadër mesatare dhe kanë mbështetjen e të gjithëve. Shkodranët jetojnë me futbollin.
Kam merak sesi është e mundur që shkodranët të mos hyjnë në stadium në këtë kohë të skuadrës. Kundërshtarët pas saj janë të rrezikshëm, të bëjnë gropën, tha ndër të tjera Hoxha
Comments are closed.