Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “PërPuthen”, ra menjëherë në sy në emision, e kjo për fytyrën e saj të ëmbël dhe sytë blu.
Megjithatë, nëse krahasojmë daljen e saj të parë në emision, me atë të natës së fundit, dallohet qartë ndryshimi që ajo ka pësuar në pamjen e jashtme.
Por, ndërsa sheh një foto të saj në vitin 2016, pra 5 vite më parë, kupton që ndryshimi është edhe më i madh.
Me një pamje ndryshe, me një stil të veshuri të rafinuar, në dy fotot, duket gati si kur janë dy persona të ndryshëm.
Tea u largua nga emisioni e përputhur me Andin, por ditën e djeshme qarkulluan foto dhe video që e tregonin atë në krahët e një tjetër personi, ish-konkurrentit të “PërPuthen”, Beartit.
Ky i fundit reagoi duke pranuar gjithçka, e madje tha se mes tyre kishte një dashuri të vërtetë, ndërsa nga Tea nuk ka ende asnjë koment.
Comments are closed.