Ditët e fundit mediat pranë qeverisë kanë nisur një fushatë të fortë me lajme, sipas të cilave mjaft eksponentë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke u bashkuar me PS-në.
Në një lajm të tillë është përfshirë edhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, për të cilin është shkruar se së shpejti do ti bashkohet veprimit të Nasip Naços, për të kaluar në krahun e Edi Ramës.
Por Tavo në një prononcim për “Standard”, jo vetëm që e ka përgënjeshtruar, por me tone të ashpra ka denoncuar planin dhe tentativën e Edi Ramës për të përçarë opozitën e bashkuar nëpërmjet diversioneve të tilla të ulëta.
“JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “Rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta. Këto diversione të vjetra të sektit të “Rilindjes” për largime apo sabotime nuk pinë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurt më 25 prill”, ka reaguar ai.
Comments are closed.