Abaz Dogu roja i shkollës që dhunoi seksualisht me një vajzë të mitur është dënuar me 18 vite burg, ku në bazë të gjykimit të shkurtuar i ulet masa e dënimit me 1/3 duke bërë që të kalojë në qeli 12 vite gjithsej.

Për abuzimin seksual me 15-vjeçaren në Babrru u dënuan me burgim dhe tre shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarje.

Respektivisht Klajdi poci me 7 vjet e 4 muaj burg, shtetasi me inicialet R.O., me 5 vite e 6 muaj burg si dhe shtetasi F.B., me 5 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Babrru dhe kujtojmë se hètimi i pròkurorisë theksoi se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshùarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kèrcënuar vazhdimisht  dhe duke e dhùnuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë ábuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, nga fríka se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj, theksoi prokuroria. Vajza iu nënshtrua prèsionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shántazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari ábuzoi me të, e kèrcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpèrndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshùarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas pròkurorisë ábuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim. Këto përfundime të pròkurorisë u bazuan jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në ábuzimin.