Kufizimet në lëvizje që solli pandemia e Covid 19 u reflektuan në numrin e ulët të shtetasve shqiptarë që kaluan kufirin në ditët e para të fillim vitit. Një numër i pakët makinash i janë drejtuar pikës kufitare të Muriqanit këtë 3 Janar, që presin të kalojnë drejt Malit të Zi
Një vit më parë këtu ishte radhë kilometrike ndërsa këtë vit nga data 1 deri më tani kanë dale nga territori i Shqipërisë drejt Malit të Zi 520 shtetas shqiptarë dhe 1048 shtetas të huaj, raporton gazetarja e Tv Klan Emi Kalaja
Shkak për këtë numër të ulët të lëvizjes është bërë vendimi i shtetit malazez për të lejuar të kalojnë vetëm shtetasit që kanë një tampon negativ. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në 11 Janar
Comments are closed.