Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu dhe partnerja e tij 17 vite më e re, Ertemiona Mejdani, janë kurorëzuar me martesë larg syve të publikut.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari, i cili në profilin e tij në Instagram i kishte uruar ditëlindjen Ertemionës duke i shprehur dashurinë në disa rreshta.

Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe ti dërgoj me trëndafila. Ps A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua shkruante Devisi krahas një fotoje të vjetër të çiftit.

Vëmendjen në komente e mori një zonjë, e cila i sugjeronte Devisit të martohej me Ertemionën.

Edhe 100 por pse se propozon ta fejosh ta martosh këtë vajzë, e more në qafë kaq vite.- shkruante komentuesja, të cilit Devisi i është kthyer

Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka rëndësi që ta dish. Gjithsesi faleminderit, duke zbuluar martesën e tij në fshehtësi me Ish Miss Shqipërinë.

Më vonë, ai e konfirmoi publikisht lajmin e martesës me fotot e ditës së tyre të shënuar në Instagram.

Sot ishte nje dite e vecante per ne, Zyrtarizimi i lidhjes sone ajo qe do i uroja gjysmes sime Ertemiones eshte, Te plakemi bashke jeta ime hkruante Devisi.

Dje, këngëtari ishte i ftuar në E diell ku foli për martesën e tij dhe u ngacmua nga moderatorja Nevina Shtylla, e cila është mikeshë me Ertemionën.

Moderatorja e pyeti Devisin nëse gruaja ia ka bërë 8 me 2, ndërsa ai ia ktheu Nëse respekti për të quhet 8 me 2 atëherë ma bën.