Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me paralajmërim në rrjetet sociale, ku ka kujtuar fjalët e kryeministrit Rama kur ka ardhur në pushtet për ulje çmimesh dhe rritje mirëqenie

Për kryetarin e opozitës, çdo gjë ka ndryshuar për keq gjatë qeverisjes së socialistëve, ku çmimet janë rritur me 40 perqind. Sipas Bashës, nëse qeveria e Ramës nuk ndalet, atëherë Shqipëria do të përballet me një krizë urie.

Kryedemokrati shkruan se Rama ka dështuar në çdo sektor dhe ka shka.tërruar ekonominë. Por, në fund ai nënvizon se ka një plan që sipas tij do të rsjellë shpresë të re për Shqipërinë

Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët , shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.