Fëmijëria është gjithmonë e bukur, por jo gjithmonë e pasur. Ka njerëz që rriten në varfëri dhe e reflektojnë edhe në sjelljen e mëvonshme si të rritur.
Bright Side ka renditur disa zakone, të vetëdijshme ose jo, që zbulojnë se një person është rritur në një familje të varfër.
Ata që janë rritur të varfër shqetësohen për ushqimin
E manifestojnë për shembull duke u ndjerë keq kur miqtë hanë ushqimin e tyre.
Hanë ushqimin e mbetur edhe për katër ditë me radhë.
E ruajnë ushqimin e shijshëm për më vonë. Hanë në fillim atë që preferojnë më pak, në mënyrë që kënaqësia të zgjatë.
Nuk bëjnë blerje ekstra
Ata që janë rritur në familje të varfra vështirë të blejnë gjëra që nuk i kanë shumë të nevojshme. Edhe kur e blejnë diçka të tillë, përjetojnë shumë stres.
Punojnë edhe për të fituar pak para
Frika irracionale e humbjes së punës është tipike për njerëzit që e dinë që nga fëmijëria se thjesht nuk mund të mbijetosh pa të ardhura të qëndrueshme, pa marrë parasysh sa të vogla janë.
Mbajtja fort e gjërave që i ka të vetat
Mënyra se si lëvizni, flisni, bëni gjeste, hani, madje edhe si mbani një filxhan kafe mund të tregojë shumë për jetën tuaj. Të rriturit në një familje të pasur, e mbajnë pak më larg edhe filxhanin e kafes, kurse të rriturit në familje të varfra e shtrëngojnë fort gjënë e tyre.
Shpresojnë për një mrekulli
Njerëzit të cilët kurrë nuk kanë pasur një problem me paratë i trajtojnë bixhozin dhe lotaritë si argëtim. Sigurisht, ata janë gjithashtu të kënaqur nëse fitojnë dhe mërziten kur dështojnë. Kurse të rriturit në familje të varfra shpresojnë për një mrekulli.
E bëjnë gjithçka vetë
Ju mund ta identifikoni një person i cili është rritur në varfëri nga sa gjëra mund të bëjë vetë. Ndryshimi i bravave, rregullimi i çezmave, vendosja e pllakave, riparime të ndryshme, ata i bëjnë vetë.
Nuk hedhin gjëra të vjetra, i mbajnë se një ditë mund t`u duhen
Më mirë humbasin kohë sesa të humbasin para
Një nga tiparet më dalluese të varfërisë është mendimi se paratë janë më të vlefshme se koha. Si rezultat, njerëzit presin pafund në të ftohtë në një stacion autobusi në vend që të telefonojnë një taksi, kalojnë orë të tëra duke kërkuar produkte të lira dhe me ulje dhe kalojnë fundjavë të tëra në kuzhinë duke u munduar të kursejnë para.
Ndjejnë stres kur janë në kasën e pagimit
Frikë se mos paratë nuk do t`u dalin, ose fatura do jetë më e larta nga sa do donin.
Paguajnë me këste
Edhe nëse i kanë të gjitha paratë në dorë për të blerë diçka, preferojnë mënyrën me këste. Kjo sepse kanë frikë se paratë mund t`u duhen për diçka tjetër, qoftë edhe për të ngrënë.
Nuk shkojnë tek doktori menjëherë
Siç ndodh me kohën, njerëzit që jetojnë në varfëri mendojnë se shëndeti i tyre është një burim më pak i vlefshëm se paratë. Ata shpesh kanë probleme dentare, por u duket luks marrja e shërbimit dentar dhe e konsiderojnë si shumë të shtrenjtë.
Nuk duan të marrin dhurata
Sepse nuk duan as të bëjnë dhurata mbrapsht.
Comments are closed.