Gazetari Carlo Bollino ka kërkuar nga shteti fqinj, Italia ndihmë për vaksinat anticovid
Përmes një statusi në Facebook Bollino ka kërkuar që Italia të rikthejë solidaritetin që Shqipëria i dha asaj kur pandemia e kishte mbërthyer. Bollino shkruan se në vendin tonë do mjaftonin 1000 doza në javë për të filluar imunizimin e personelit mjekësor, të mësuesve policëve apo të moshuarve
Në muajin mars, kur Italia ishte në kulmin e emergjencës Coronavirus, Shqipëria vuri në dispozicion 30 mjekë dhe infermierë duke përfituar nga disponibiliteti i burimeve profesionale të papërdorura në frontin e pandemisë. Dhjetë muaj më pas, Italia ka nisur vaksinimet antiCovid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, që i jep prioritet vendeve më të pasura (në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian), ka mbetur ende pa vaksina.
Dhe do ti duhet të presë akoma 3 javë për të marrë dozat e para. Ndërkohë më të brishtët vazhdojnë të vdesin. A nuk do të ishte ky momenti që Italia të shkëmbente në mënyrë konkrete dhe të prekshme solidaritetin e marrë dhjetë muajve më parë? Italia merre mbi 450.000 doza vaksinash në javë, por deri tani ka mundur të perdor më pak se 10 per qind
Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë, për të filluar imunizimin që tani të personelit mjeksor, të mësuesve, të policëve, të moshuarve… Do të ishte vërtetë shumë bukur të zbulonim se fjala solidaritet dhe fjala mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie
Comments are closed.