Vllaznia kryesuese shkatërron në “Loro Boriçi” Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës. Shkodranët vazhdojnë kështu serinë e rezultateve pozitive, duke ruajtur vendin e parë në renditje. Goli i parë u shënua nga Imeri, ndërsa katër golat e tjerë u shënuan nga Ardit Hoxhaj, një arritje personale e tij.
Kjo ishte fitorja më e thellë në kampionat e kuqebluve që tashmë mund të cilësohen si kampionë dimri. Golin e vetëm për korçarët e shënoi Mensah në të 62
Vllaznia renditet në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Skënderbeu vijon formën e dobët duke u renditur e parafundit në renditje me vetëm 6 pikë.
Bylisi mposhti me rezultatin 3 me 1 Apoloninë, ndërsa Kastrioti fitoi përballë Laçit vetëm me një gol të Prodanit.
Comments are closed.