Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 6 humbje jete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa më i riu i përket moshës 37 vjeçare. Po gjatë kësaj periudhe kohore, kanë rezultuar 503 raste të reja nga 2210 testime të kryera

Vihet re se në krahasim me një ditë më parë janë rritur shifrat e të infektuarve nga 389 në 503 dhe kanë rënë shifrat e viktimave nga 13 në 6. Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar