Pasditen e sotme, Partia Demokratike dega Shkodër prezantoi drejtuesin politik të këtij qarku, Helidon Bushatin. Në fjalën e tij ai shprehu qartë objektivat e demokratëve për të fituar 7 deputetë në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai i bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë alternativën e ndryshimit për ata që janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.
“Është një rikthim nga ana formale. Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike” tha Bushati.
Comments are closed.