Kisha Katolike me në krye imzot George Frendo i ka nisur një letër kryetares së Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, të cilës i kërkon që të rimendojë vendimin e dhënë që duke nisur nga data 24 Dhjetor vendi të mbyllet prej orës 20 e 30 të mbrëmjes.
Në letrën e Frendos thuhet se ky vendim është diskriminues dhe i nxituar, në një kohë kur ishin marrë të gjitha masat që mesha të zhvillohej duke menduar mbylljen e vendit në orën 22 00
Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020 sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22 00
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20 00
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë. Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime George Frendo O.P. Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Znj. Mira RAKACOLLI, Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID
Comments are closed.