Koronavirusi i mutuar që po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar ka të ngjarë të bëhet lloji dominues global, paralajmërojën ekspertët.
Sipas tyre, varianti i ri do të “konkurronte të gjitha llojet e tjera” sepse ka përparësinë evolucionare të të qenit në gjendje të përhapet më lehtë, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe në Itali.
Lloji i ri i COVID i quajtur aktualisht VUI-202012/01, tashmë është konfirmuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi. Ka pasur gjithashtu raporte të paverifikuara të rasteve në Belgjikë.
Franca dhe Afrika e Jugut gjithashtu besojnë se ata mund të kenë raste të mutacionit, por këto nuk janë konfirmuar. Ministri francez i shëndetësisë Olivier Veran pranoi se është ‘plotësisht e mundur’ që varianti i ri tashmë po qarkullon në Francë, ndërsa zyrtarët në Afrikën e Jugut thonë se ata kanë zbuluar një lloj shumë të ngjashëm me versionin në Mbretërinë e Bashkuar.
Lloji i ri i virusit tani është i pranishëm në të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar përveç Irlandës së Veriut, por Ministrja e Parë Arlene Foster tha se është ‘e mundshme’ që virusi tashmë po qarkullon atje, gjithashtu.
Comments are closed.