Pak ditë më parë Rozana Radi rezultoi pozitive me Covid 19 Në fakt ajo kreu 2 teste dhe njëri prej tyre rezultoi negativ e më pas tjetri pozitiv. Rozana tregoi se menjëherë ishte karantinuar pas përgjigjes së dytë dhe se po merrte mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë ajo vazhdon ende të qëndrojë e izoluar në shtëpi dhe siç duket eksperienca e saj me Covid 19 nuk ka qenë shumë e lehtë. Radi ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë virtuale dhe dikush prej tyre është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi.

Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, sepse sipas saj koronavirusi nuk është shaka

Jam qëndrueshëm Ditët e para i kisha të tm.err.shme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka, shkruan Rozana.