Festa e Krishtlindjeve është një nga të preferuarat e europianëve pasi mblidhen me miqtë ose familjet e tyre, por këtë vit do të jetë ndrshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. OBSH i ka bërë thirrje që të festojnë në ambient të hapur ose të mbajnë maska nëse zgjedhin një ambient brenda, i cili duhet të ketë ajrosje të mirë

Këshillat e OBSH janë postuar në një faqe interneti ku përfshihen një larmi çështjesh në lidhje me rekreacionin dimëror dhe pushimet, përfshirë faktin nëse duhen të bërë udhëtime për ski apo festa sezonale

Këto këshilla vijnë në një kohë kur të gjithë po presin për të festuar Krishtlindjet në Europë ndërsa disa shtetet kanë vendosur bllokime të rrepta për të shmangur rritjen e rasteve të reja nga grumbullimet e familjarëve