Këtë të martë të 15 dhjetorit është hapur spitali i parë rajonal për të shtruar pacientët e infektuar me Covid19 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se është hapur spitali Covid5 i cili është Spitali Rajonal i Elbasanit

“Pamë të gjithë pavionet antiCovid Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve” tha ministrja Manastirliu.

Sipas njoftimi të ministrisë rreth 600 shtretër do të vihen në dispozicion të 5 spitaleve të tjera rajonale për të përballuar situatën e koronavirusit në vend

“Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë . 1600 shtretër bashkë me pajisjet e nevojshme janë parashikuar sipas skenarëve tanë për të përballuar fazën e epidemisë në dimër” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë