Komiteti i Ekspertëve ende nuk ka njoftuar më masa të reja kufizuese për festat, ndërsa pritet që një vendim të jepet javën e ardhshme.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar disa nga rregullat që duhet të zbatohen nga secili në mënyrë që të mos infektojmë veten apo të tjerët nga Covid, dhe që të kalojmë festa të qeta.

Një nga këshillat më të shpeshta është ajo e festimit me familjen, ndërsa urimet që si traditë i kemi me vizita nëpër shtëpitë e të afërmve, të zëvendësohen me telefonata.

Zbatoni rregullat në çdo moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm , shkruan Ministria.