Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në Elbasan ku u interesua për situatën në këtë shkollë dhe ecurinë e mësimit të kombinuar.

Ministrja Kushi kërkoi angazhim maksimal edhe në këto ditë të mbetura, deri në mbylljen e shkollës për pushimet e fundvitit:

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID19 Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” u shpreh Kushi.