Qeveria italiane është duke menduar të shpalli zonë të kuqe të gjithë Italinë nga veriu në jug prej datës 21 dhjetor deri më 6 janar 2020 për të parandaluar përhapjen e Covid19 gjatë festave të fundvitit. Kjo masë kufizuese do të ndalojë qarkullimin e qytetarëve nga njëri qytet në një tjetër, me qëllim për të parandaluar infektimin e njerëzve gjatë vizitave për festat e dhjetorit tek të afërmit e tyre

Ata janë të shqetësuar lidhur me kulmin e udhëtimeve që pritet të nisin këtë fundjavë gjatë datave 19 dhe 20 dhjetor, ku shumë shtetas italian kthehen pranë familjeve dhe të afërmve të tyre për të festuar Krishtlindjet

Sipas agjencive të udhëtimeve, ditët e fundit ka pasur një numër të lartë rezervimesh nga qytetarët duke siguruar një biletë avioni apo treni për të lëvizur nga veriu në jug dhe anasjelltas. Autoritete theksojnë se ky është një vendim i detyrueshëm për ti bërë ballë një vale të tretë të Covid19