Policia e Shtetit ka vendosur te mos lejoje me asnje proteste.Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:

Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska) në ambientet jashtë shtëpisë;
 Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme

Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik; Ndalimin e muzikës pas orës 20.00 Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e fast food pas orës 22.00 deri në orën 06.00 Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22.00 deri në orën 06.00 Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID

Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë