Paulin Çupi është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Ai është emëruar pikërisht ditën e sotme në kërë detyrë, ndërsa është përballur menjëherë me një protestë, e cila nga disa të rinj adoleshentë, nuk ishte shumë paqësore

Çupi është parë sot edhe në krye të uniformave blu në terren, në shoqërinë e drejtuesve të tjerë të policisë së Shkodrës. Në ditët e fundit të qershorit të kaluar, Paulin Çupi u shkarkua nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë së Vau Dejësit.

Paulin Çupi rikthehet në detyrë, në një pozicion më të rëndësishëm dhe në një strukturë me më shumë efektivë policie, siç është Komisariati i Policisë së Shkodrës