Rezultatet e Vllaznisë nuk lënë vend për kritika, kështu shprehet per televizionin Klan veterani i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare Hysen Zmijani. Ai pranon që në fillim të sezonit duke konsideruar blerjet e reja dhe stafin teknik ka qënë skeptk për vazhdimësinë por tashmë ndihet I befasuar.

Sipas Zmijanit rezultatet e Vllaznisë janë meritë e sponsorit, trajnerit, drejtorit teknik dhe djemve që po japin maksimumin në fushën e lojës. Por gjithashtu theksoi se ekipet e tjera nuk po paraqiten në formën që pritej

Sa i takon këshillave ai thotë që të rinjtë e Vllaznisë po vrapojnë në fushë por ekipi ka nevojë për lider


Për rezultatet e deritanishme përgëzon trajnerin të cilit është I gatshëm ti japë një shtrengim duarsh.