Koronavirusi është sëmundja më e rëndë me të cilën po përballet e gjithë bota, ndërsa nuk ka kursyer as mjekët, të cilët janë në vijën e parë të betejës. Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë kanë humbur jetën 24 mjekë.
Të dhënat janë publikuar nga mjekja shqiptare Manjola Dokle, e cila punon në Itali dhe është vajza e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Kuvendit Namik Dokle.
Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë e deri ditën e djeshme kanë humbur jetën si pasojë e Covidit plot 965 qytetarë. Ndërkohë janë infektuar gjithsej 46 mijë e 61 qytetarë.
Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID19
Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri; Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë ; Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan ; Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë ; Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë ; Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë
Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër ; Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar ; Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë
Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë ; Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë ; Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë ; Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë ; Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës
Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër ; Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan ; Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë ; Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier ; Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë ; Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë ; Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë ; Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane ; Flutura Hashorva – mjeke pneumologe
Comments are closed.