Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar largimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në një intervistë për Abc News, Spiropali pranoi se dorëheqja ishte e Lleshaj, ndërsa foli edhe për mundësitë që të jetë ajo zëvendësuesja.
Ministrja u shfaq e irrituar me veprimin e opozitës, sipas saj, për ta kthyer ngjarjen e Klodian Rashës në një kauzë politike, teksa e cilësoi si opozitë nekrofile.
Ish ministri Sandër Lleshaj nuk është i njëjtë me Flamur Nokën, Lulzim Bashën që fshehën vr.a.së.sit.
I bëj thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët dhe të mos bëhen pjesë e politikës. Duhet respektuar ligji, nuk duhet të shkilet ligji dhe policët nuk shkelin për asnjë moment ligjin.
Përdorimi politik që i bëhet rasti, gjetja dhe përdorimi i gjakut që bëjnë këta, me akuza të jashtëzakonshme. Kjo është një opozitë negrofile. Opozitë e dobët, nuk është një opozitë e butë.
Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do iu bëj me dije. Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe personi që ishte, përfundoi Spiropali.
Comments are closed.