Pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe jo vetëm për vra.sj.en e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë, ka reaguar Ambasada
Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit
Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u pla.go.sën
Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme , thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po kështu, Ambasada Amerikane në Tiranë shton Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Monitoroni mediat lokale për përditësime .
Comments are closed.