Kryeministri Edi Rama shkoi të vizitonte familjen e Klodian Rashës, dhe i garantoi se prokuroria do të zbardhë të vërtetën për këtë ngjarje të rëndë

“Neve na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar nga kjo që ka ndodhur, është një fatkeqësi. Prokuroria do ta zbardhë të vërtetën. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Sapo kam ardhur dhe nuk e dija nëse do më pranonit për ngushëllim. Sepse kam pasur dëshirë të vij vetë personalisht” tha Rama.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga Ulsi Manja dhe Elisa Spiropali të cilët kanë qëndruar në shtëpinë e Qazim Rashës rreth 30 minuta