Një mëngjes tipik i dhjetorit, një nga tregjet e ushqimit në qytetin kinez të Ëuhan është plot me njerëz që shkojnë për të blerë perime, por edhe peshq të gjallë, bretkosa dhe breshka.

Pothuajse një vit pasi qyteti njoftoi rastet e para në botë me COVID 19 në një nga tregjet e tij, jeta në Wuhan është kthyer kryesisht në normalitet.

Ndërkohë që në gjithë botën ka masa të forta kufizuese, njerëzit në këtë qytet shprehen të qetë se nuk kanë frikë.

Unë nuk kam frikë. Nga çfarë të kemi frikë, tha një tregtar, i cili shet peshk dhe perime.